“Babi i thoshte mamit ke dashnor”, zbardhet dëshmia e djalit të mitur të Bedrie Lokës

by editor

Fëmijët e mitur të Bedrie dhe Xhemal Lokut rrëfejnë se prindërit e tyre kanë pasur konflikte të vazhdueshme.

Advertisements

Në dëshmitë e dhëna, ata tregojnë se babai dhunonte mamanë, madje e akuzonte për tradhti.D. Loka: Mami dhe babi gjithnjë kanë pasur debate me njëri-tjetrin. Gjithmonë debatonin, madje edhe një ditë para se të vdiste mami, një ditë para se të pinte helm, ka bërë një debat të fortë. Nuk e lejonte mamin të shkonte te shtëpia e gjyshesh dhe filloi ta shante dhe ofendonte. Debati atë natë ka zgjatur nga ora 19:00 deri nga ora 23:00.

Advertisements

Një vit më parë, kur babi ka qenë në Greqi, e ka marrë mamin në celular dhe i ka thënë do të të bëj të vrasësh veten, mbaje mend. Shkaku i këtij veprimi ka qenë se mami ka qenë shumë herë e kërcënuar dhe e ofenduar nga babi im.

K. Loka: Babi im e ka dhunuar gjithmonë nënën time. Më datë 27 dhjetor, kur ka ardhur babi, krijoi një konflikt me mamin se kishte dëgjuar llafe të njerëzve të tjerë. i ka thënë mamit lloj lloj fjalësh, i kia thënë do të vras. ka ofenduar me fjalë të rënda, e ka goditur mamin me grushte dhe me shkelma.

Më datë 1 janar pas vitit të ri, babi është zënë përsëri me mamin sepse i thoshte nuk do të shkosh te gjyshi. Babi im e shante, e ofendonte me fjalët më të ndyra. I thosh që ke dashnor, i thosh që ti shkon në hotele…

You may also like