Trafik municionesh në Serbi, shpallet në kërkim shqiptari

by editor

Anëtarët e shërbimeve të sigurisë serbe, në bashkëpunim me VJT-në në Prokuplje, kanë goditur një rrjet të furnizimit me municion të kriminelëve nga zona e KiM. Serbi M. E., nga Kurshumlija është arrestuar dhe tek ai është gjetur një sasi e madhe e municionit.

M.E. mësohet se priste shqiptarin L. M, pranë vijës administrative, ku duhej të bëhej shkëmbimi i ngarkesës. Shqiptari L. M., me tre anëtarë të armatosur të grupit të tij kriminal, prej vitesh kryen prerje të paligjshme të pyllit shtetëror dhe trafikon armë dhe municione në zonën e Kurshumlisë.

Advertisements

Meqenëse oficerët e policisë dolën nga prita, L. M. iku me anëtarët e grupit të tij në zonën kufitare dhe bashkëpunëtori i tyre nga Serbia Qendrore u arrestua. Policia i gjet atij një sasi të madhe municionesh, pushkë dhe pistoleta.

Pjesëtarët e shërbimeve të sigurisë serbe kanë monitoruar aktivitetet e grupit kriminal të L. M. dhe bashkëpunëtorët e tij nga Serbia qendrore.

Advertisements

You may also like