Vrasja në Vlorë/ Gazetari: Sokol Sinomati do marr pjesë në varrimin e të birit, pas disa ditësh lë burgu

by editor

Gazetari Artan Hoxha ka dhënë detaje nga ekzekutimi me snajper i 23-vjeçarit Gëzim Sinomatit, djalit të Sokol Sinomatit, i cili u vra në ballkonin e banesës, duke konsumuar një cigare.

Hoxha, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” tha se Gëzim Sinomati nuk ka patur asnjë lidhje me botën e krimit dhe se ai është rritur me mamanë, e divorcuar nga i ati i burgosur. Hoxha tha se i riu u vra me snajper, për shkak të konflikteve të babait të tij të burgosur, një histori në qytetin e Vlorës, që sipas gazetarit ka prodhuar shumë viktima.Gazetari gjithashtu bëri me dije se e ka të konfirmuar se janë siguruar kushtet që ditën e nesërme ai të marr pjesë në varrimin e të birit, teksa shtoi më tej se pas disa ditësh, ai do të lërë qelinë e burgut, pasi i përfundon dënimi.

Advertisements

“Kjo është ngjarja më e keqe e mundshme, që tregon nivelin e krimit të organizuar për vitin që sapo nisëm. Është vrasje tipike mafioze, me organizim goxha të strukturuar.

Është nga ato ngjarje me kosto të lartë, që nga mënyra e organizimit, mjetet e përdorura, ekzekutorët dhe objektivi që kishin. Kjo ngjarje dhe pasojat e saj, sapo kanë rindezur një konflikt shumë të madh në Vlorë, që për disa vjet e ktheu Vlorën në qytetin më problematik të Shqipërisë. Kjo betejë, çoi edhe në një numër të madh të personave të rrëmbyer, torturuar dhe zhdukur, që nuk kanë as kufomat. Kjo ngjarje mund t’i shërbejë SPAK për t’ju rikthyer ngjarjeve që kanë ndodhur në 2016 e tutje. Kulmoi me vrasjen e Edison Harizaj.

Advertisements

22 vjecari është djali i Sokol Sinomatit. Djali nuk ka bërë asgjë në jetën e vet, është vrarë pse është i biri. Sokol Sinomati ka qenë pjesëtar i bandës së Gaxhait. Ngjarja më kulmore ka qenë sulmi ndaj komisariatit të policisë në Vlorë, kur vajtën të marrin mjetin e blinduar dhe vranë policing Rrapaj. Me kalimin e viteve grupi i copëzua, Sokol Sinomati u largua. U ekstradua në Shqipëri më pas në 2009. U lirua nga burgu në 2017. U arrestua në Belgjikë. Kam folur me të pas atentatit që i është bërë.

You may also like