TRONDITËSE/ Foshnja 6 muajshe dhunohet për vdekje, dyshohet se e ëma e hodhi nga ballkoni

by editor

Gruaja është arrestuar, teksa më herët ka pasur probleme psikologjike dhe vuante nga depresioni

Një ngjarje e rëndë raportohet se ka ndodhur në Greqi, ku një foshnjë 6 muajshe është dhunuar për vdekje.

Advertisements

Ngjarja është zbuluar pasi dy të moshuar janë paraqitur në spitalin e Verisë me nipin e tyre 6 muajsh të pajetë në duar. Për ngjarjen e rëndë është arrestuar e ëma, 37-vjeçare.

Sipas “Protothema”, gjyshërit janë lajmëruar nga motrat 6 dhe 7 vjeçe të foshnjes dhe janë nisur me shpejtësi në shtëpi, ku kanë gjetur fëmijën të dhunuar nga mamaja e tij. Mësohet se i babai i fëmijës nuk ishte në shtëpi gjatë momentit tragjik.

Advertisements

Mjekët bënë gjithçka për ta shpëtuar foshnjën, por ai kishte mbërritur në spital, pa puls dhe pa asnjë reagim. Sipas informacione, dyshimet për vdekjen e foshnjës drejtohen te nëna e tij, e cila ka histori të shtrimeve në spital për probleme psikiatrike dhe ishte e arrestuar edhe më parë.

Sipas informacioneve, policia po heton nëse vdekja e foshnjës ka ardhur nga mbytja apo nga rrahjet, pasi ka shenja të dukshme dhune. Gjithashtu nuk është përjashtuar edhe versioni që nëna mund ta ketë hedhur hedhur fëmijën nga ballkoni.

Advertisements

Gjyshërit thanë se vajza e tyre kishte probleme të forta psikologjike dhe vuan nga depresioni i rëndë, ndërsa sipas informacioneve ajo ishte shtruar në një klinikë psikiatrike. Gruaja 37-vjeçare, banuese në Makrohori dhe nënë e dy fëmijëve të tjerë të mitur, është arrestuar dhe po mbahet në Komisariatin e Imathisë.

You may also like