Vrau kunatin se i për*hunoi vajzën, avokati i 50-vjeçarit shqiptar: Është penduar, e bëri nga …

by editor

Sipas vajzës, e cila tashmë është 18 vjeç, 33-vjeçari e ka përdhunuar që në moshën 9-vjeçare

Klientit tim i vjen shumë keq për veprimin e tij, është penduar, por gjendja e tij mendore e çoi në atë veprim – kështu deklaroi para mediave greke avokati i Fatmir Tarellarit, 50-vjeçari shqiptar, i cili ekzekutoi me armë zjarri kunatin e tij Erjon Pelivani, pasi mësoi se ky i fundit i kishte përdhunuar të bijën.

Advertisements

Sipas vajzës, e cila tashmë është 18 vjeç, 33-vjeçari e ka përdhunuar që në moshën 9-vjeçare, ndërsa së fundmi kishte arritur deri në pikën që ta shantazhonte se nëse nuk i jepte para, ai do të publikonte video dhe foto të përdhunimeve.

Në prononcim e dhënë këtë të mërkurë, avokati tha se Tarellari e kru krimin e rëndë në kushte të rënduara psikologjike, pasi mësoi se kunati i përdhunoi vajzën.

Advertisements

“Na u dha një afat prej pesë ditësh për të përgatitur deklaratën e të pandehurit. Akuzat e ngritura ndaj klientit tim janë “Vrasje me dashje në gjendje të qetë shpirtërore”, “Armëmbajtje pa leje” dhe Përdorim i armës. Unë as nuk e konfirmoj dhe as nuk e mohoj që arma është shkrepur gjatë përleshjes.

Klienti im ishte në gjendje të keqe shpirtërore pasi është informuar për disa incidente që kanë të bëjnë me vajzën e tij, të cilat nuk dua t’i përmend pasi janë informacione të ndjeshme personale. Aiu shokua nga ajo që mësoi, pasi kishte besim të plotë tek viktima.

Advertisements

Ai kishte ndjenja të forta trishtimi, zemërimi dhe shqetësimi, gjë që çoi në atë që ndodhi. Tani ai e ka kuptuar se një njeri i cili, pavarësisht nëse ishte i ngarkuar me vepra penale, ka humbur jetën dhe se duhet ta kishte trajtuar ndryshe këtë çështje, nëse ia lejonte gjendja e tij mendore”, deklaroi avokati.

Familja e 50-vjeçarit përbëhet nga tre vajza nga martesa e tij e mëparshme dhe një djalë 9-vjeçar nga martesa e tij e dytë. Viktima rezulton të jetë vëllai i gruas së tij të dytë.

You may also like