Temperaturat zbresin nën zero, fluks pacientësh në spitalin e Korçës

by editor

Shtohet numri i të prekurve nga virozat në Korçë.

Çdo ditë pranë Shërbimit të urgjencës në spiralin e Korçës drejtohen rreth 50 persona që kërkojnë ndihmë mjekësore një shifër më e lartë krahasuar me mesataren ditore të periudhave normale.

Sipas mjekëve rastet nuk paraqesin komplikacione të rënda dhe pjesa më e madhe pas marrjes së shërbimit ditor trajtohen në shtëpi por për disa nga pacientët me sëmundje bashkëshoqëruese ka pasur nevojë për shtrim spitalor.

Krahas të rriturve edhe tek pediatria vihen re raste të shtuara të fëmijëve të prekur nga virozat ndërkohë që mjekët apelojnë që të shmangen sa më shumë vendet me shumë njerëz dhe ambientet e mbyllura.

You may also like