Unaza e Madhe e Tiranës pritet të përfundojë këtë vit/ Nis betonimi për urën 420 metra të gjatë në lotin 4

by editor

Punimet për ndërtimin e Unazës së Madhe të Tiranës kanë avancuar. Autoriteti Rrugor Shqiptar ka njoftuar se ka nisur betonimi i urës 420 metra e gjatë.

Kanë avancuar punimet për ndërtimin e Unazës së madhe të Tiranës.

Advertisements

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka njoftuar se ka nisur betonimi i urës 420 metra të gjatë dhe deri në 16 metra të lartë në lotin e katërt.

Përfundimi i kësaj ure do të bëjë të mundur lidhjen e lotit të 4 që përfshin zonën e Shkozës me lotin 5 që shtrihet në territorin e zonës së Dajtit dhe të Freskut, për të vijuar më tej me lotin që kalon në hyrje të Rrugës së Arbrit e që vijon në Paskuqan.

Advertisements

Punimet për ndërtimin e të gjitha loteve të Unazës së Madhe pritet të mbyllen brenda këtij viti sikurse ka njoftuar nga Ministria e Infrastrukturës.

You may also like