“Boshatisi” 9 shtëpi dhe kishte në plan dhe të tjera, arrestohet “skifteri” shqiptar në Greqi

Një 52-vjeçar shqiptar akuzohet se ka kryer nëntë vjedhje shtëpish dhe katër të tjera në tentativë, kryesisht në Selanikun lindor dhe ka marrë para, bizhuteri, pajisje elektronike dhe karta bankare.

Advertisements

Policia e Sigurisë së Thermaikos verifikoi aktivitetin e tij të dyshuar dhe hetoi vjedhjet e raportuara midis marsit dhe majit 2022 në zonat e Nea Michaniona, Epanomi dhe Halkidiki.

Advertisements

Ndaj 52-vjeçarit u krijua një dosje për vjedhje, e cila i kaloi Prokurorisë së Shkallës së Parë Selanik.