Në emisionin e gazetares Klodiana Lala është zbardhur dëshmia e Xhemal Lokës, bashkëshortit të Bedrie Lokës e cila kreu vetëvrasje pak ditë më parë.
Advertisements
Loka ndodhet nën arrest pasi dyshohet se e ka shtyrë Bedrien drejt kryerjes së aktit të vetëvrasjes.
Advertisements
Në familjen e tyre ka patur debate të forta për të cilat kanë dëshmuar dhe fëmijët e çiftit.
“Ato gjithmonë ziheshin me njëri tjetrin. Unë kam bërë me celularin tim ca video dhe ja kam çuar motrës ku i thoja: ‘Ja çfarë po bën babi me mamin. Telefoni im është në polici, e ka marrë babi dhe ka thënë që është i veti.”, ka dëshmuar djali i vogël i çiftit.
Xhemal Loka nga ana tjetër ka mohuar se e ka shtyrë Bedrien të bëjë vetëvrasje ndërsa ka rrëfyer dhe momentet kur e ka gjetur të shtrirë në tokë pasi kishte pirë fostoksinë.
“Unë u ngrita në mëngjes dhe e pashë Bedrien të shtrirë në tokë te dhoma e ndenjjes, në mes të shtëpisë. Fillimisht e transportova me automjetin e vëllait për në urgjencën e spitalit në Durrës. Aty më thanë se kishte konsumuar fotoksinë dhe e kanë nisur menjëherë me ambulancë në drejtim të QSUT ku e kanë dërguar në reanimacion. Gruaja ka pasur stres dhe ankth të shtuar kohët e fundit. Unë mendoj se këtë veprim ajo mund ta ketë bërë pasi një vit më parë i kanë hapur një adresë tik-tok në emrin e saj. Ajo prej kohësh shprehej se nuk mund ta përballonte dot foton që i kishin publikuar në rrjetin Tik-Tok”, ka dëshmuar në polici, Xhemal Loka.