Janë shokuese detajet e makthit që vajza 18-vjeçare nga Volosi ka jetuar në duart e kunatit 33-vjeçar të babait të saj.
Advertisements
Autori 50-vjeçar i vrasjes ka mësuar vetëm katër ditë më parë për abuzimin seksual që ka pësuar vajza e tij që në moshën 9-vjeçare dhe shantazhin e mëpasshëm.
Advertisements
Megjithatë, 18-vjeçarja nuk ia ka treguar emrin e autorit, diçka që ka ndodhur pas shumë presioneve mëngjesin e së martës dhe teksa të dy ndodheshin në zyrën e avokatit për këtë rast konkret. Vajza i tregoi babait mesazhet që i kishte dërguar kunati nga martesa e tij e dytë, duke i treguar se ai ishte përdhunuesi i saj.Në njërën prej tyre, 33-vjeçari shantazhonte 18-vjeçaren duke i thënë se nëse ajo nuk i jepte paratë që i kishte kërkuar, të gjithë do të merrnin vesh për fotot dhe videot që ai kishte realizuar teksa ishte duke e përdhunuar.
“Nëse nuk më jep paratë, do t’i tregoj të gjithëve dhe familjes tëndë për fotot”, mësohet se ka shkruar kunati i 50-vjeçarit në një nga mesazhet.Siç 18-vjeçarja i ka treguar të atit, shantazhi ka nisur rreth 12 muaj më parë kur vajza mësoi se 33-vjeçari kishte në celularin e tij video dhe foto të akteve të tij të neveritshme. Që atëherë ai i ka kërkuar shpesh para që ajo të mos i dërgonte familjes dosjet në fjalë.
Advertisements
Përveç mesazheve kërcënuese, në celularin e vajzës gjenden video dhe foto me skena dhunimi dhe për këtë pajisja është dërguar në laboratorët e mjekësisë ligjore për të nxjerrë të gjitha dosjet.
Në të njëjtën kohë, prova të reja dalin në dritë për veprimin e tmerrshëm të 33-vjeçarit Erjon pelivani.
33-vjeçari e kishte ngacmuar vajzën e kunatit që në moshën 9-vjeçare. Fillimisht, duke përfituar nga mungesa e prindërve teksa ata ishin në punë, ai iu afrua fëmijës dhe e ngacmoi verbalisht.
Më pas nisi ta përkëdhelte dhe ta prekte në vende intime, ndërsa sapo e mitura mbushi 12 vjeç, ka vazhduar ta përdhunojë. Sipas informacioneve, 33-vjeçari dyshohet se e ka përdhunuar vajzën 3-4 herë, që nga mosha 12 deri në 14 vjeç, duke filmuar në të njëjtën kohë veprimet e tij të pahijshme me celularin. Prej disa vitesh, viktima e mitur e mbante gojën mbyllur për atë që kishte kaluar.
Vajza u kishte besuar disa gjëra motrave të saj për sjelljen “e çuditshme” të kunatit të babait të tyre, pa u treguar megjithatë detajet. Paraditen e së martës, ajo i ka treguar emrin e përdhunuesit të saj babait të saj 50-vjeçar, i cili pak orë më vonë e vrau me një plumb në kokë