“14 vjeçe nuse”, u martua me minorenen, arrestohet dhëndri në Divjakë

by editor

Një 34-vjeçar nga fshati Kreykuq i Divjakës ka rënë në prangat e policisë, pasi akuzohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një vajzë të mitur 14 vjeçe.

Advertisements

Bëhet fjalë për Aranit Arapin, i martuar me 14-vjeçaren me të cilën bashkëjetuan prej 10 muajsh.Arrestimi i 34-vjeçarit u bë pas denoncimeve të shumta në polici të familjes së vajzës, të cilët nuk kanë qenë dakord me martesën e tyre që prej fillimeve te romancës së 34-vjeçarit me të miturën.
Pas arrestimit, prindërit e djalit tregojnë se ata i kishin bërë dasmë dhe nusen e kishin në shtëpi prej 10 muajsh. Në 15 Mars të 2023 e mitura la klasën e 7 dhe shkoi në Kryekuq, ndërsa në 27 Gusht 2023 familja e djalit bëri dasmë.

Advertisements

Në një intervistë për Klan News prindërit e të arrestuarit thanë se djali u kishte thënë se nusja ishte 17 vjeçe dhe jo 14.

“Ajo i tha që ishte 17 vjeçe. Unë e kam marrë në Gusht vesh që ajo ishte 14”, tha Agim Arapi, babi i të arrestuarit.

Pas arrestimit të 34-vjeçarit, nusja minorene është larguar nga banesa e burrit dhe po asistohet nga punonjësit social dhe psikologia, por nuk dihet vendndodhja e saj. Gjatë arrestimit të djalit, kanë qenë prezent edhe prindërit e vajzës.

Prindërit e Aranit Arapit kërkojnë drejtësi për djalin e tyre, duke thënë se “ai nuk e mori me zor të miturën në shtëpi”.
“Kërkoj drejtësinë time pse të më hyjnë kështu te shtëpia dhe pse të m’i bëjnë djalit kështu. Djali me zor nuk e mori. Atë i thashë dhe dje atij. Djali nuk e mori me zor. Çfarë qe kjo kështu?”, shprehet ndër të tjera nëna e të arrestuarit.

You may also like