E vetmja provë në dorë të hetuesve është makina e djegur e lënë pas nga autorët
Advertisements
Vrasja e Gëzim Sinomatajt në Vlorë ka qenë një organizim i mirëmenduar, i një grupi vrasësish, të cilët kanë investuar për një armë me precision të lartë, kanë studiuar me imtësi zonën dhe kanë zgjedhur vendin e përshtatshëm për të kryer atentatin.
Advertisements
E vetmja provë në dorë të hetuesve është makina e djegur e lënë pas nga autorët. Ekspertët po zbërthejnë makinën me qëllim nxjerrjen e kodeve, të cilave do ti dërgohen vendeve të origjinës së makinës dhe pritet të dalin të dhëna të vlefshme për hetimin.
Specifika e makinës BMW, 7 vendëshe të përdorur nga autorët është se përdoret kryesisht në Amerikë dhe Dubai. Referuar pamjeve të kamerave të sigurisë me këtë makinë e cila ishte me targa të falsifikuara autorët kanë lëvizur lirisht në Vlorë për së paku 3 ditë.
Intensiteti i lëvizjeve ka qenë më i lartë në rrugën Hajro Çakërri, ku ishte dhe banesa e objektivit të tyre. Në këto lëvizje ata kanë përcaktuar edhe vendin nga ku do të kryenin vrasjen. Për të rritur precizionin e armës që dyshohet se është përdorur nga një profesionist brenda makinës ishte future një bllok betoni, që shërbente për mbështetje të armës.
Nga ana tjetër grupi hetimor po kalon në sitë dosjet e vjetra të krimeve ku kanë qenë të përfshirë babai dhe xhaxhai i viktimës.
Mëngjesin e kësaj të enjte policia e Vlorës ushtroi kontrolle në disa banesa dhe shoqëroi disa persona që njihen për konfliktet e hershme me familjen Sinomataj për t’u marrë në pyetje./ Top Channel