“Këtë vit dua të shikoj lidhje mes dy vajzave ose dy djemve në ‘BBVIP’”- Ronaldo Sharka: Unë do të isha shpallur fitues në edicionin e kaluar nëse…

by editor

Moderatori Ronaldo Sharka mëngjesin e sotëm tjera ka treguar pritshmëritë për banorët e “Big Brother VIP 3”, që nis më 13 janar.

Ai tha që konkurentët duhet të kenë një strategji ndryshe nga ai i sezonit të kaluar, teksa shtoi se banorët duhet të sjellin gjëra të reja që nuk janë bërë ndonjëherë në publik si lidhje dashurie mes dy djemve ose dy vajzave.

“Do doja të shihja një histori dashurie ndryshe, ndoshta mes dy vajzave apo mes dy meshkujve. Do doja të shihja shumë gjëra këtë vit që nuk janë parë në Big Brother-at në Shqipëri, por që nëpër botë ndodhin. Është momenti që personazhet që do futen t’i vënë gishtin kokës dhe të sjellin gjëra për publikun që nuk janë bërë ndonjëherë.”- tha ai në ‘Wake Up’

Ndër të tjera Ronaldo tha se mund të kishte fituar “Big Brother VIP 2” nëse nuk do ishte mbyllur në emocione dhe prekur aq shumë nga situatat, ndërsa u shpreh se kjo gjë i ka ngelur peng.

“Më ka ngelur peng vetëm një gjë, që nuk vazhdova atë në të cilën unë njihem në gazetari, ku më besoni se ndoshta do qeshni, por nëse unë nuk do isha mbyllur aq shumë në emocione, nuk do isha prekur aq shumë, nuk do isha aq shumë i ndjeshëm, unë mund të isha dhe fituesi i BBV2. Mund të qeshni sa të doni tani, por duke njohur potencialin tim dhe sesa lëmsh mund ta bëja shtëpinë por dhe sesa poshtë mund ta vija dikë me argumente, mund ta fitoja “BBV”, tha Ronaldo.

Advertisements

You may also like