Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, këtë të premte nepërmjet rrjeteve sociale ka bërë të ditur se ka dekretuar hapjen e Misionit të Posaçëm të Republikës së Kosovës në Vatikan.
Advertisements
Ajo ka deklaruar se kjo po ndodh pas dy vitesh punë dhe sipas saj ky është hap i rëndësishëm në thellimin e raporteve me Selinë e Shenjtë.
Advertisements
Postimi i Osmanit:
“Pas dy vitesh pune intensive me Selinë e Shenjtë, kam dekretuar formalisht hapjen e Misionit të Posaçëm të Republikës së Kosovës në Selinë e Shenjtë. Ky është hap i rëndësishëm për Kosovën dhe raportet tona me Selinë e Shenjtë, të cilat do të vazhdojmë t’i thellojmë.” shkruan Osmani.