Vrasja në Vlorë/ FNSH dhe RENEA sërish kontrolle në qytetin bregdetar, “piketohen” automjetet luksoze

by editor

FNSH dhe RENA për të pestën ditë me radhë po zhvillon kontrolle intensive në qytetin e Vlorës.

Ditën e sotme (12 janar) kontrollet janë zhvilluar në disa zona të Himarës, ndërsa në “lupë” kanë qenë automjetet luksoze.

Advertisements

Kontrollet u intensifikuan pas ekzekutimin me snajper të Gëzim Sinomatit, teksa ky i fundit kishte dalë për të pirë cigare në ballkonin e banesës së tij.

SI NDODHI VRASJA?

Advertisements

22-vjeçari Sinomati ishte duke pirë cigare në ballkon kur është qëlluar nga një distancë e afërt me snajper. Policia ka gjetur edhe një makinë të tipit BMË, të djegur në brendësi të lagjes “24 Maji”.

Mësohet se rreth 10-15 persona janë pyetur në polici për ngjarjen që ndodhi të dielën në mbrëmje. Ata janë kryesisht familjarë të viktimës, por edhe persona që mund të kenë parë autorin.

Advertisements

Në dëshminë e tyre nuk është se kanë treguar diçka reale që mund të ndihmojë për ngjarjen në fjalë. Autori ngjarjes ka qenë thuajse i padukshëm në kryerjen e këtij krimi.

HETIMET

Ngjarja dyshohet për larje hesapesh. Gëzim Sinomati, është djali i Sokol Sinomatit i njohur me pseudonimin Sokol Buzëderri anëtar i bandës së Gaxhait. Ndaj duket se saga e hakmarrjes dhe përplasjes së bandave vazhdon. Gëzim Sinomati dyshohet i ekzekutuar për llogari të babait të tij, por nuk përjashtohen as prishje e pazareve të drogës. Xhaxhait të viktimës Benard Sinomatit vëllait të Sokolit në 4 janar 2022 i vunë tritolin pikërisht në një automjet poshtë ballkonit të shtëpisë ku ndodhi kjo ngjarje. Edhe Benardi aso kohe sapo ishte kthyer nga Belgjika. Benard dhe Sokol Sinomati të dy vëllezër, janë figura të njohura për policinë, ndërkohë viktima nuk figuron person me precedent penal.

You may also like