“Në fillim i bënte shoqe, pastaj …”, ja si shqiptarja joshte të miturat për prostitucion

by editor

Me pseudonimin “Lorela”, 31-vjeçarja e arrestuar për pjesëmarrje në rrjetin e tutorëve të të miturve u afrohej vajzave dhe u premtonte tarifa të mëdha nëse kryenin marrëdhënie seksuale me burra të pasur.

Viktima kryesore e saj ishte një vajzë 15-vjeçare, së cilës dyshohet se i është afruar miqësisht në vitin 2022. “Lorela” kishte qëllimin kryesor ta shtynte në prostitucion me joshjen e parave.

Për rastin e hetuar nga Nëndrejtoria për Mbrojtjen e të Miturve në Drejtorinë e Sigurisë së Atikës janë arrestuar gjithsej tre persona, nga të cilët dy tutorët dhe një klient, ndërsa në dosjen e formuar janë përfshirë gjashtë persona të tjerë.

Personi i dytë nga rrjeti i arrestuar është një 34-vjeçar, mik i “Lorelës”. 34-vjeçari, nga mesi i prillit 2023, ka rënë në kontakt me të miturën e sipërpërmendur dhe një shoqen e saj 17-vjeçare në atë kohë, duke i propozuar që t’u lehtësojë kërkimin e klientëve të pasur për takime seksuale me pagesë. Ai i fotografoi me të brendshme, duke postuar fotot në një faqe interneti, përmes së cilës u rezervuan dhe realizuan të paktën 10 takime romantike në hotele në qendër të Athinës.

You may also like