Dështon atentati ndaj Zamir Kalemit në Tiranë, kushëri i Aleksander Sadikajt, rival i Edmond Papës

by editor

Zamir Kalemi 35-vjeç mbeti i plagosur këtë mbrëmjen e të premtes Rrethin e Selitës në Tiranë, pas një atentati të dështuar.

Ai është qëlluar me armë drejt automjetit me të cilin po qarkullonte shënjestra.

Advertisements

Kalemi është ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet policore po vijojnë krehjen e zonës dhe kanë ngritur pika kontrolli në të gjitha akset kryesore dhe hyrje-daljet e Tiranës, për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve të dyshuar.

Advertisements

“Më datë 12.01.2024, rreth orës 22:55, tek rrethi i Selitës, është plagosur me armë zjarri në këmbë, shtetasi Z. K., rreth 35 vjeç, i cili është transportuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e DVP Tiranë, po vijojnë krehjen e zonës dhe kanë ngritur pika kontrolli në të gjitha akset kryesore dhe hyrje-daljet e Tiranës, për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve të dyshuar”, sipas policisë.

Advertisements

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Pista e parë e këtij atentati të dështuar është hakmarrja, pasi vëllai i tij, Andrea Kalemi dyshohet i implikuar në vrasjen e Edmond Papës dhe vrasjen e dy personave në Belgjikë.

Adriatik (Andrea) Kalemi i ka mbijetuar disa atentateve të bëra ndaj tij në Greqi.

Personi që mbeti i plagosur këtë të premte në Rrethin e Selitës është vëllai i Adriatik (Andrea) Kalemit, të cilit i janë bërë disa atentate në Greqi.

Kalemajt janë kushërinj me Aleksandër Sadikajn i cili u ekzekutua me tritol në Tiranë.

Kalemi është hetuar edhe për vrasjen e Edmond Papës për hakmarrje.

You may also like