Zamir Kalemi u plagos në atentat në Tiranë, pblikohet fotoja

by editor

Personi në foto është Zamir Kalemi, 41 vjeç nga Memaliaj, i cili mbeti i plagosur dje pas një atentati.

Sipas njoftimeve nga policia, mesohet se vëllai i Andrea alias Adriatik Kalemit është jashtë rrezikut për jetën.

Advertisements

I plagosuri Zamir Kalemi rezulton të jetë arrestuar në shkurt të 2020 për organizim të paligjshëm të lojërave të fatit.
Vëllai i tij mbeti i plagosur gjatë një atentati me armë në 9 gusht 2023 në ishullin Paxos të Greqisë dhe u plagos sërish me thikë më 14 dhjetor 2023 në burgun e Koridhalos.

Advertisements

Zamiri dhe Andrea janë djemtë e dajës së Aleksandër Sadikajt, i cili u vra mizorisht duke u hedhur në erë me eksploziv në makinë në Tiranë. Ka dyshime se këto ngjarje kriminale janë pjesë e sagës së hakmarrjes.

11 qershor 2022 – Aleksandër Sadikaj vritet në një shpërthim ne makine. 27 vjeçari ishte kushëriri i Kalemajve. Sadikaj ishte duke lëvizur me makinë në autostraden Tirane-Elbasan ne Sauk. Autorët dyshohet se kishin vënë një sasi të konsiderueshme prej 150 gramësh tritol të komanduar me telekomandë, në pjesën e përparme të makinës e cila është aktivizuar gjatë lëvizjes.

Advertisements

16 dhjetor 2022 – Vritet në Tiranë biznesmeni sarandiot Edmond Papa. Vrasja dyshohet se ishte hakmarrje për vrasjen e Sadikajt. Për ekzekutimin e tij i arrestuar është shoku i Andrea Kalemit, Albano Velo, ndërsa në kërkim është shoku tjetër Andrew Bode. Në dosjen hetimore përmendet edhe emri i Kalemit.

Më 9 gusht 2023 – Andrea Kalemi i shpëton atentatit në ishullin Pax të Greqisë, teksa kishte shkuar me pushime me 3 fëmijët dhe gruan.

Më 14 dhjetor 2023 Andrea Kalemi plagoset me thikë në burgun “Koridhalos” në Greqi. Autori sipas mediave grekte kishte qenë një 28-vjeçar egjiptian.

Më 8 janar 2024 Prokuroria e Tiranës përfundon hetimet dhe dorëzon në gjykatë dosjen penale ndaj Andrew Bodes dhe Albano Velos. Prokuroria thotë se Papa dyshohet se u vra në shenjë hakmarrje për vrasjen e Aleksandër Sadikajt i njohur si ‘Sanço’

You may also like