U martua me 14-vjecaren, “dhëndrri” mbulon fytyrën përballë Gjykatës

by editor

Burgoset i riu qe u martua me 14 vjecaren ne Divjake.

“Arrest me burg” ka vendosur Gjykata e Shkallës së Parë të rrethit gjyqësor Fier, peë 34-vjeçarin, Aranit Arapi, i akuzuar për veprën penale kryerje e marrëdhënieve seksuale me të mitur.

Advertisements

Gjate zhvillimit te seances, ai u kujdes ta mbante koken ulur dhe te mbuluar me rroba ka ndjesia e turpit.

Ai doli para trupit gjykues të kryesuar nga prokurore Oliana Gjergjefi, për t’iu dhënë masa e sigurimit, ndërkohë, që duke qenë se viktima është e mitur, çështja është gjykuar nga gjyqtarja Klodiana Kryeziu.

Advertisements

Arapi u arrestua në banesën e tij në fshatin Kryekuq në Divjakë pas denoncimeve të shumta në polici të familjes së vajzës minorene me të cilën kishte 10 vjet martesë.

Aranit Arapi nga fshati Kryekuq i Divjakës është vënë në pranga nga policia mbrëmjen e 10 janarit.

Advertisements

Prangosja e tij u bë në banesë pasi prej 10 muajsh ishte në një lidhje me një vajzë 14-vjeçare . E mitura që prej muajit mars të vitit të shkuar jetonte me familjen e djalit ndërsa këta të fundit kishin bërë edhe dasmë.

Lidhja është kundërshtuar vazhdimisht nga prindërit e vajzës të cilët e kanë denoncuar rastin në polici. 34 vjecari është shoqëruar disa herë nga uniformat blu, por më pas është lënë i lirë gjatë kësaj periudhe. Pas denoncimit të radhës, Arapi u arrestua mbrëmjen e së mërkurës.

Prindërit e djalit thonë se vajza ka qëndruar në shtëpinë e tyre me dëshirë ndërsa diçka të tillë e ka shprehur edhe para policisë.

Thonë se as ata dhe as djali nuk kanë qenë në dijeni të moshës së saktë të vajzës. Pas arrestimit të 34-vjeçarit, e mitura është larguar nga banesa e tij dhe është nën asistencën e psikologëve dhe sociologëve.

Edhe gjate hyrjes dhe daljes ne gjykaten e Fierit, Arapi eshte kujdesur ta mbaje koken ulur per tu shfaqur sa me pak ne syte e te tjereve dhe mediave.

You may also like