Jeni gati? Zbulohet hyrja e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, aty ku do kalojnë VIP-at e “Big Brother”

by editor

Show gjigant dhe më i shumëprituri nga të gjithë, “Big Brother VIP Albania 3” është gati në çdo detaj

Show gjigant dhe më i shumëprituri nga të gjithë, “Big Brother VIP Albania 3” është gati në çdo detaj.

Advertisements

Kjo është hyrja e shtëpisë më të famshme dhe më të ndjekur, “Big Brother VIP 3”.

Nga ky ambient vezullues, do shkëlqejnë sot VIP-at e “Big Brother”, kast i cili premton të jetë fantastik që do t’ju gozhdojnë para ekranit.

Advertisements

Publikut nuk do t’i shpëtojë asgjë nga ky “Big Brother”, as detajet më të vogla. Kjo falë investimit teknik dhe në teknologji. Numri i kamerave është mbi 100.

Të gjitha këto detaje do t’i japin publikut mundësinë e një vëzhgimi të kujdesshëm të asaj që do të ndodhë brenda shtëpisë më të famshme e cila do të ndezë dritat sonte.

Advertisements

Deri më tani janë konfirmuar zyrtarisht dy konkurrentë, Meriton Mjekiqi dhe Ledjona Xheladinaj, por surprizat ende nuk kanë filluar… Ndiqni sonte “Big Brother VIP” në orën 21:00, vetëm në Top Channel! /Top Channel/

You may also like