Detaje nga arrestimi i ‘tut*res’ shqiptare në Greqi, mashtronte vajzat e mitura dhe i shtynte drejt pr*stitucionit! Si u gjente klientë që paguanin nga 100 euro

by editor

31 vjeçarja e arrestuar, Lorela Kapaj e cila kishte rolin e ‘tutores’ vendoste marrëdhënie miqësore me nxënëset e mitura e zonës në Colonos, kryesisht ata 15 vjeçare të cilat më vonë i shtynte drejt prostitucionit duke u gjetur klientë që paguanin shuma parash për marrëdhënie seksuale.

GREQI- Detaje të reja janë mësuar lidhur me mënyrën sesi funksiononte rrjeti i prostitucionit që u shkatërrua ditën e djeshme (13 janar) falë një operacioni nga policia greke.

Advertisements

31 vjeçarja e arrestuar, Lorela Kapaj e cila kishte rolin e ‘tutores’ vendoste marrëdhënie miqësore me nxënëset e mitura e zonës në Colonos, kryesisht ata 15 vjeçare të cilat më vonë i shtynte drejt prostitucionit duke u gjetur klientë që paguanin shuma parash për marrëdhënie seksuale.

Mediat vendase shkruajnë se një prej rasteve të dokumentuara nga policia greke, tutorja e arrestuar në bashkëpunim me një 34, kishte shtyrë drejt prostitucionit një 15 vjeçare dhe shoqen e saj 17 vjeçare duke u postuar foto intime në rrjetet sociale dhe më pas u caktonin takime me persona që kryenin marrëdhënie seksuale me to në këmbim të parave.

Advertisements

Përmes faqes së internetit, mësohet se për të miturat ishin rezervuar të paktën 10 takime të tilla në hotele të ndryshme të Athinës. Në pranga ra edhe një prej personave që akuzohet se në periudhën korrik-gusht 2023 në shtëpinë e tij në Koridhalo u ka paguar të miturave shumat prej 100 eurosh në këmbim të marrëdhënieve seksuale.

Policia greke arrestoi Lorela Kapajn 31 vjeç, e cila kishte dhe rolin e tutores, Stefanos Nestoras 34 vjeç, Dhorgjiaqis Petros 55 vjec, nën akuzën se kanë shfrytëzuar seksualisht për qëllime ekonomike 15-vjeçaren greke Th.Dh dhe shtetasen e mitur shqiptare M.L.

Advertisements

You may also like