U goditën me thikë dhe karrige/ Plagosja e shqiptarëve në Itali, shkon në 6 numri i të arrestuarve

by editor

Dy shqiptarët u goditën me thika dhe me karrige në pjesë të ndryshme të turpit

Numri i personave të arrestuar për plagosjen e dy shqiptarëve në prag të Krishtlindjeve të vitit të kaluar, në Santa Maria Capua Vetere në Itali ka shkuar në gjashtë.

Advertisements

Sipas mediave italiane, policia arrestoi edhe 5 persona të tjerë, veç 19-vjeçarit i cili u arrestua pak ditë pas sherrit. Ata dyshohet se janë përfshirë në sulmin e dhunshëm ndaj dy shqiptarëve, njëri prej të cilëve ishte 16 vjeç.

Dy shqiptarët u goditën me thika dhe me karrige në pjesë të ndryshme të turpit. Mësohet se njëri prej të rinjve shqiptarë, 16 vjeçari, ndodhet ende në spital në gjendje të rëndë, pasi goditjet me thikë i kanë prekur rëndë mushkërinë. Ndërsa vëllai i tij më i madh, i cili mori një goditje të lehtë ka dalë nga spitali.

Advertisements

Pesë të arrestuarit janë nga 19 deri në 24 vjeç, të gjithë me precedentë të mëparshëm penal.

You may also like