Shpërthen bombola e gazit në një banesë, 13 persona të lënduar

by editor

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur mbrëmjen e sotme në një shtëpi në fshatin Kçiq të Mitrovicës ku për pasojë kanë mbetur të plagosur 13 persona.

Lajmin e ka konfirmuar policia e Kosovës ku theksohet se dyshohet se shkak për shpërthimin është bërë një bombol gazi.

Advertisements

Një shpërthim ka ndodhur në një shtëpi në fshatin Kçiq në Mitrovicë, ku si pasojë janë lënduar 13 persona.

“Rreth orës 16:30, policia ka pranuar informatë se si pasoj e një shpërthimi në një shtëpi në fshatin Kçiq të Mitrovicës, 13 persona kanë pësuar lëndime, të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor në Spitalin Rajonal të Mitrovicës. Bazuar në informatat e para dyshohet se shpërthimi ka ndodhur nga një bombol gazi”- njofton policia e Kosovës.

Advertisements

You may also like