Kapen 66 kg marijuanë në Greqi/ Arrestohet çifti i të rinjve, 28-vjeçarja shqiptare e fshihte drogën në…

by editor

Personat e arrestuar kishin “detyrën” e transportimit, fshehjes, ruajtjes dhe trafikimit të sasive të kanabisit

Një shtetas grek dhe një e re shqiptare janë vënë në pranga nga autoritetet greke, pasi akuzohen si anëtarë të një rrjeti të organizuar aktiv në trafikun e drogës. Policia greke ka sekuestruar gjithashtu mbi 66 kg marijuanë.

Advertisements

Nga hetimi policor rezultoi se personat e arrestuar kishin “detyrën” e transportimit, fshehjes, ruajtjes dhe trafikimit të sasive të kanabisit të papërpunuar brenda territorit grek dhe konkretisht në kompleksin urban të Selanikut, shkruajnë mediat greke.

Gjatë një operacioni të organizuar në zonën e Filiros, Selanik, ata u kapen dhe arrestuan, ndërsa në kontrollet e kryera në një vend ku hidheshin plehrat, ku 28-vjeçarja fshihte drogën, si dhe në dy shtëpi, u gjetën dhe u sekuestruan 66 kg e 646 gram marijuanë.

Advertisements

Në pjesën më të madhe të sasive të sekuestruara janë përdorur deodorantë të veçantë për të maskuar erën e lëndëve narkotike. Janë sekuestruar gjithashtu edhe 3 peshore elektronike precize. Gjithashtu u sekuestruan 3 celularë të përdorur për transaksionet e tyre të paligjshme dhe 1 makinë e përdorur për transportin e drogës.

You may also like