Zjarri në spitalin e Shkodrës/ Flet drejtori dhe mjeku kirurg: Nuk ka asnjë të lënduar, pacientët dhe stafi u evakuuan

by editor

Reparti i Krirugjisë në spitalin e Shkodrës është përfshirë nga zjarri mbrëmjen e sotme. dyshohet se shkak për zjarrin mund të jetë bërë një ngrohëse elektrike në dhomën e mjekut roje, e cila është lënë ndezur dhe ajo mund të ketë shkaktuar një shkëndijë.

Drejtori i spitalit të Shkodrës, Senad Halluni, dhe mjeku kirurg, Gëzim Galiqi, kanë dhënë një deklaratë për mediat pas shuarjes së zjarrit ku thanë se stafi dhe pacientët janë evkuuar menjëherë.

Advertisements

Ai shprehet se nuk ka asnjë pacientë të lënduar për shkak të flakëve ndërsa thekson se po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

“Zjarri ka rënë në dhomën e një mjeku. Zjarrfikësja ka ardhur menjëherë, dhe sipas procedurave të transportimin dhe të sigurimit të jetës së pacientëve, është bërë transportimi në pjesën tjetër të repartit. Janë marrë të gjitha masat, nuk ka asnjë lëndim të të sëmurëve, kanë ardhur të gjithë doktorët e kirurgjisë. Po punohet për zbardhjen e shkaqeve, situata është nën kontroll”, është shprehur ai.

Advertisements

Më tej, edhe mjeku kirurg, Gëzim Galiqi, ka theksuar se pacientët janë në gjendje të mirë, dhe se shërbimi i mjekut të rojës është në gatishmëri për 24 orët në vazhdim.

“Gjendja e pacientëve është e mirë. Pacientët janë transportuar në pjesën tjetër të repartit, nuk kemi ndonjë dëm. Çdo gjë është nën kontroll. Shërbimi i mjekut të rojës është në gatishmëri për 24 orët në vazhdim”, tha mjeku Galiqi.

Advertisements

You may also like