Zjarri në Spitalin e Shkodrës, Ministria e Shëndetësisë: Shërbimi vijon të ofrohet me kapacitet të plotë

by editor

Ministria e Shëndetësisë ka reaguar për zjarrin që ka rënë në repartin e kirurgjisë në Spitalin e Shkodrës pasditen e kësaj të shtune.

Advertisements

Në një reagim zyrtar, ky institucion njofton se situata është vendosur nën kontroll dhe se spitali vijon të ofrojë shërbimin me kapacitet të plotë.

“Në një nga dhomat e mjekut në repartin e Kirurgjisë së Spitalit të Shkodrës, sot ka rënë një zjarr në orët e pasdites së vonë, i cili është vënë nën kontroll menjëherë falë punës dhe bashkëpunimit mes stafit të spitalit dhe zjarrfikësve. Shprehim një falënderim të veçantë për zjarrfikësit në detyrë dhe për të gjithë stafin e spitalit, të cilët janë mobilizuar në mënyrë të menjëhershme dhe kanë vepruar shumë shpejt për të transportuar pacientët në pjesën tjetër të repartit, për të marrë në garanci jetën dhe shëndetin e tyre. Fatmirësisht nuk ka patur asnjë të lënduar. Edhe pse shkaqet e kësaj ngjarje janë ende duke u hetuar, spitali vijon me dhënien e shërbimit me kapacitet të plotë”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë.

Advertisements

Nga zjarri pati vetëm dëme material dhe nuk pati asnjë të lënduar. Shkak i zjarrit dyshohet të ketë qenë një shkëndijë elektrike.

https://www.facebook.com/MinistriaeShendetesisedheMbrojtjesSociale/posts/686630893646690?ref=embed_post

You may also like