Opozita pritet të ecë në të njëjtën rrugë si në vitin që lamë pas edhe këtë sesion parlamentar duke shuar shpresat e socialistëve, të cilët synonin të disiplinonin kolegët e djathtë përmes ashpërsimit të rregullores.
Advertisements
Dy grupimet atë të Bardhit dhe të Sali Berishës, i cili këtë të hënë për herë të parë pritet të lërë karrigen e tij bosh për shkak të izolimit brenda katër mureve të shtëpisë së tij, paralajmëruan protestë në Kuvend.
Advertisements
“Nuk do ketë normalitet në Parlament”, është kërcënimi i opozitarëve të Rithemeluar për sa kohë kërkesat e tyre për hetim parlamentar injorohen nga shumica socialiste.
Skenari i protestës brenda sallës së Parlamentit nuk është i panjohur, ndërkohë të majtët pritet t’i kundërpërgjigjen me të njëjtën monedhë duke i përjashtuar nga Kuvendi nga 1 deri në 2 muaj.