“Fatmiri nuk është vrasës”/ Flet kushëriri i 50-vjeçarit që vrau kunatin në Greqi

by editor

Deteja të reja janë publikuar ditën e sotme nga ngjarja e rëndë në Greqi ku Fatmir Tarellari 50 vjeç, vrau kunatin e tij Erjon Pelivani 33 vjeç në Volos pasi ngacmonte seksualisht dhe i përdhunonte vajzën e tij prej 9 vitesh, tashmë 18 vjeç.

Advertisements

I ftuar për këtë temë në Top Channel ka qenë kushëriri i Fatmir Tarellari, Astrit Tare.

Tare ka treguar se Fatmiri nuk kishte për qëllim të vriste kunatin e tij, por e gjithë kjo ka ndodhur në gjendje të rënduar psikologjike dhe në gjaknxehtësi e sipër.“Kam folur me Fatmirin. Tani është e vërtetuar, Fatmirin e kanë vrarë çdo ditë rresht për 9 vite.

Advertisements

Në qoftë se ambienti jashtë ishtë mbështetës dhe e kanë duartrokitur, Fatmiri nuk ishte në këto pozita sepse mendon për fëmijët dhe familjen. Ana tjetër duhet të ngrihet në lartësinë e dhimbjes që i ka shkaktuar viktima familjes.

Gjendja e tij shpirtërore nuk është e mirë. Ai ka qenë i rënduar psikologjikisht edhe para 9 viteve, me vdekjen e gruas së tij të parë. I ka rritur i vetëm fëmijët, vajzën e ka rritur i vetëm që 3 vjeçe.

Fatmiri nuk është djalë vrasës, unë besoj se ka qenë në gjendje të rënduar psikologjike.”- tha për Shqipëria Live, Astrit Tare.

Advertisements

You may also like