Bëri kërcim sensual në oborrin e shtëpisë së BB VIP, kush është banorja më e re? (VIDEO)

by editor

“Po futem në “Big Brother” se dua tu jap një atmosferë të këndshme njerëzve”

Banorja e pestë që hyri mbrëmë në shtëpinë e “Big Brother VIP 3” është këngëtarja dhe tekstshkruesja, Ana Kabashi.

Advertisements

Ajo u shfaq e veshur me të bardha dhe zgjodhi një hyrje plot emocion në oborrin e shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

E shoqëruar nga një prej balerinëve profesionistë të Top Channel, Arta i la të gjithë pa fjalë, ndërsa performanca po shikohej nga banorët. Ajo hyri në shtëpi ndërsa mbahej në krahë nga njëri prej banorëve, Elvisi.

Advertisements

Ndërkohë në klipin e saj prezantues, këngëtarja shprehet se është futur në BB VIP që të japë një atmosferë të këndshme.

https://www.instagram.com/bigbrotheralb_vip/?utm_source=ig_embed&ig_rid=d890f9f8-325c-44d2-9db6-d97896e20967

Advertisements

“Unë jam Arta Kabashi, jam këngëtare. Gjithashtu edhe shkruaj muzikë. Kam filluar të këndoj që fëmijë, shkruaj këngë kur jam e mërzitur. Në këtë mënyrë mund të nxjerr emocionet edhe kush është Arta tamam e vërtetë.

Po futem në “Big Brother” se dua tu jap një atmosferë të këndshme njerëzve. Të jap pak pozitivitet, pak këngë, të krijojmë atmosferë të këndshme prej Arta Kabashit.

Ka edhe një arsye tjetër, është hera e parë që unë dhe Ana do të ndahemi. Ana tani nuk ka mundësi me hyrë brenda dhe të më japë ndonjë kritikë. Ka me më marrë malli shumë, mirëpo dua ta shijoj këtë atmosferë në BB VIP si eksperiencë e vetme për mua.

Pikat e mia të forta sa i përket karakterit janë besnikëria, jam shumë e vendosur, mendoj që jam e qetë. Pikat e dobëta, jam e ndjeshme, prekëm shumë lehtë nëse nuk flasin me respekt”, shprehet këngëtarja në klipin e saj prezantues.

You may also like