Me kërkesë të avokatëve, SPAK ka shtyrë për javën tjetër marrjen në pyetje të Sali Berishës dhe dhëndrit Jamarbër Malltezi për aferën ‘Partizani’. Apeli i GJKKO ka regjistruar ankimin e Sali Berishës për masën arrest shtëpie, që do të shqyrtohet nga gjyqtarja në konflikt interesi Ilirjana Olldashi.
Advertisements
TIRANË- Sali Berisha dhe dhëndri i tij Jamarbër Malltezi pritet që të merren në pyetje javën në vijim për aferën ‘Partizani’. Seanca e marrjes në pyetje ishte parashikuar ditën e sotme për Malltezin dhe nesër për ish-kryeministrin, por me kërkesë të avokatëve, SPAK pranoi shtyrjen e dy seancave.
Advertisements
Avokatët kishin depozituar në SPAK kërkesën për shtyrje, me argumentin se për shkak të impenjimeve nuk mund të ishin të pranishëm në asnjë prej seancave.
Nga ana tjetër, Apeli i GJKKO ka regjistruar dosjen e avokatëve të Berishës, të cilët kanë përfshirë ankimin e masën e sigurisë arrest shtëpie dhe ankimimin kundër vendimit që rrëzoi përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka nga çështja e ish-kryeministrit.