Berisha: Askush nuk do vijë ta përmbysë për ne Edi Ramën

by editor

Kryetari i PD, Sali Berisha kujtoi Skëndërbeun në 556-vjetorin e vdekjes, gjatë fjalës për qytetarët që u mblodhën poshtë banesës së tij.

Duke u rikthyer në realitetin e sotëm, Berisha tha se Skënderbeu luftoi një pushtim të huaj, ndërsa ju drejtua protestuesve se “ju po luftoni një pushtim të brendshëm më barbar”.

Advertisements

Berisha tha se Skënderbeu u ngrit i vetëm ndaj perandorisë më të fuqishme të kohës dhe triumfoi, ndërsa shtoi se “askush nuk do vijë ta përmbysë për ne Edi Ramën”.

“Të ngrihemi të shpëtojmë shoqërinë shqiptare nga kthetrat e egra të krimit që e kanë kapluar. Të ngrihemi të përmbysim këtë regjim për të çelur dyert e mbyllura të Europës për Shqipërinë. Miqtë e mi, e ardhmja evropiane e Shqipërisë është e ardhmja më e shkëlqyer. Integrimi ynë në familjen evropiane është interesi absolut i çdo shqiptari.

Advertisements

Ndaj dhe populli i opozitës, popull i vokacionit perëndimor të kombit shqiptar, të marrim në dorë fatin e Shqipërisë dhe jo t’ia lëmë atë një armiku të shqiptarëve, kryehajdutit të kombit, një të keqe të madhe që po shfaros, që po largon, që po poshtëron, që po varfëron, që po mjeron më shpejt dhe më shumë se çdo pushtim tjetër, shqiptarët dhe vendin tonë”, deklaroi kryedemokrati.

You may also like