Gjykata e Tiranës liron Valter Bamin. Burimet thanë se ndryshimi i masës së sigurisë u shpall me shuarje mase sigurimi pasi ka kaluar afati gjashtë mujor i masës arrest me burg për fazën e hetimin.
Advertisements
Kërkesa u dorëzua nga Bami në gjykatë. Por aktualisht ndaj Valzer Bamit, Prokuroria e Tiranës nuk ka ngritur asnjë akuzë për vrasje .
Advertisements
Ndaj Bamit prokuroria kishte kërkuar arrest me burg vetëm për armë mbajtje pa leje dhe për këtë vepër penale thotë Gjykata afati i arrestit në burg për hetimin është gjashtë muaj.
Valter Bami u arrestuar më 7 korrik të vitit të kaluar për armëmbajtje pa leje, fill pas atentatit ndaj Gentian Bejtjas në fshatin Larushk të Krujës. Kujtojmë se si pasojë e këtij atentati ka mbetur i vrarë kunati i Gentian Bejtjas Ramazan Sina dhe u plagosën dy fëmijët e tij të mitur.