Makina del nga rruga në Pukë dhe bie në lum, plagosen babë e bir

by editor

Një aksident është shënuar në fshatin Hadroj të Pukës, ku një automjet ka dalë nga rruga dhe ka rënë në ujërat e lumit Fan.

Në makinë ndodhej shoferi 60 vjeçar, së bashku me të birin 24 vjeç, të cilët janë nxjerrë nga makina dhe janë dërguar në spitalin e Pukës, ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Advertisements

Shkak është bërë lagështira nga shirat. Grupi hetimor vijon të punojë për të zbardhur shkakun e aksidentit.

You may also like