‘Më vjen gjynah për nënën tënde…’, vazhdon sherri Roza-Meri: Je mosha nënës sime…

by editor

Meri dhe Roza janë përballur sot sërish me njëra-tjetrën për sherrin që ndodhi ditën e djeshme. Roza e akuzon Merin se e ka qëlluar me shuplakë ndërsa Meri vazhdon ta mohojë dhe kërkon që të hapen kamerat. Teksa ndodheshin në oborr me të gjithë banorët, Meri dhe Roza janë ballafaquar me njëra-tjetrën duke e vazhduar debatin me tone të larta.

Pjesë nga debati:

Advertisements

Meri: Hajde atje shihi kamerat. Po s’kam nevojë unë të qëlloj ty mi. Nuk kam qëlluar njeri në jetën time. Unë jam njeri me zemër të madhe.

Roza: Ti s’më ke qëlluar mua?

Advertisements

Meri: Kurrë!

Roza: A s’më kape te mjekra? A s’më qëllove?

Advertisements

Meri: Te mjekra të kapa se ke vënë silikon dhe po thoja paska vënë silikon kjo. Kamerat do t’i shohim

Roza: Unë të hoqa dorën dhe më kape prapë.

Meri: Unë ty?! Je një gënjeshtare e lindur. Më vjen gjynah për nënën tënde që të dëgjon!

Roza: Nëna ime e ka parë me sytë e vetë.

Meri: Po s’kam nevojë të të qëlloj unë ty mi Roza Lati. Më thuaj pse duhet të të qëlloj unë ty?

Roza: Je mosha nënës time, nuk mundem unë të vij dhe të të prek.

Meri: S’jam mosha e nënës tënde unë. Hiqeni nga mendja të gjithë ju që mendoni se jam mosha e nënës suaj./xing.al

You may also like