Dëbora zbardh Dibrën, vështirësi qarkullimi në bypass-in e Murrizit

by editor

Dibra është përfshirë nga reshjet e dëborës këtë të shtunë.

Dëbora ka nisur që nga ora 04:00 e mëngjesit ka arritur në 10 centimetra trashësi në Peshkopi dhe Bulqizë.

Në zonat malore trashësia e borës është më e madhe dhe varion nga 15-20 centimetra. Rruga e Arbrit momentalisht është e kalueshme por është një aks shumë problematik.

Vështirësi ka në bypass-in e Murrizit dhe për këtë arsye këshillohet që drejtuesit e mjeteve të jenë të pajisur me goma dimri dhe me zinxhirë.

You may also like