Moti i keq “pushton” Shqipërinë/ Përmbyest borëpastruesja në Rrugën e Kombit

by editor

Një mjet borëpastrues u përmbys gjatë punës në rrugën e Kombit

Moti i keq që ka përfshirë vendin ditën e sotme, po sjell probleme edhe për borëpastrueset të cilat janë vënë në punë për të hapur rrugët nga dëbora.

Advertisements

Një mjet borëpastrues u përmbys gjatë punës në rrugën e Kombit në afërsi të tunelit të Kalimashit. Drejtuesi i mjetit fatmirësisht nuk mori lëndime, ndërsa u desh ndërhyrja e mjeteve të tjera të rëndë për largimin e borëpastrueses nga rruga.

Aktualisht rruga e kombit nga Miloti në Morinë është e kalueshme, por në disa vende kërkohet qe drejtuesit e mjeteve të bëjnë kujdes për shkak të prezencës së dëborës.

Advertisements

Për shkak të reshjeve intensive të dëborës që kanë përfshirë të gjithë qarkun e Korçës, raportohet se për mirëmbajtjen e rrugëve, në terren janë janë 21 borëpastruese, 8 fadroma, 11 kamionçina dhe 7 kamiona, të cilat po operojnë kryesisht në akset Qafë Thanë- Pogradec- Korçë-Kapshticë, Korçë-Ersekë, Leskovik-Çarshovë, Korçë-Voskopojë, Boboshticë-Dardhë, K/Zëmblak-Doganë- Goricë, Maliq-Lozhan-Moglicë, Podgorie-K/Zvezdë dhe Bilisht-Miras.

Po ashtu, mësohet se nga bashkitë po punohet për rrugët dytësore, lidhëse dhe qendrat e qyteteve.

Advertisements

Ndërsa në Njësitë Administrative të Pogradecit si Dardhas, të gjitha akset janë të kalueshme vetëm me zinxhirë. Në njësinë administrative Proptisht ka probleme të vazhdueshme me energjinë, ndërsa akset janë të kalueshme me zinxhirë. Njësia Administrative Trebinjë raportohet të jetë e bllokuar dhe e pamundur për automjetet.

You may also like