Temperatura në -10°C/ Dëbora ia lë vendin ngricës në Bulqizë! Akulli u rrezikon jetën banorëve, kamerat e sigurisë kapin momentet kur rrëzohen në pedonale

by editor

Pas reshjeve të dendura të dëborës i gjithë rrethi i Bulqizës është gjatë pasdites është pushtuar nga ngricat dhe temperatarat e ulëta deri në minus 10 gradë.

Ulja e temperaturave ka vështirësuar edhe më tepër qarkullimin e mjeteve por jo vetëm.

Advertisements

Ngricat kanë vështirësuar edhe lëvizjen e banorëve në qytetin e Bulqizës, ku për shkak të akullit të formuar në rrugë, disa banorëve u është rrezikuar jeta, pasi janë rrëzuar në pedonalen e qytetit.

Kamerat e sigurisë të bizneseve aty pranë kanë kapur momentet kur banorët rrëzohen për shkak të të ftohtit të akullt.

Advertisements

You may also like