Shoqja e Ledjonës habit me deklaratën: Ish burri ka rrahur vjehrrin aktual

by editor

Mbrëmjen e djeshme Ledioni e ka pyetur përsëri atë për raportin me ish-bashkëshortin e saj dhe i ka treguar për situatën aktuale jashtë shtëpisë dhe të gjithë deklaratën e Jorgenit, por Ledjona i mohoi të gjitha akuzat e tij.Gjithashtu ky i fundit i kishte dërguar edhe një letër Ledjonës por ajo nuk pranoi që ta lexonte publikisht për arsye se nuk dëshironte të shqetësonte vajzën.Mirëpo, ditën e sotme në “BB Fan Club”, ka qenë e ftuar mikesha e Ledjonës, ku ka nxjerrë fakte të reja në lidhje me ngjarjen.

Advertisements

Ajo u shpreh që ish-bashkëshorti i saj ka dhunuar vjehrrin e tij aktual dhe madje për këto ajo solli dhe tregoi edhe vendimin e gjykatës.Enxhi e pyet atë se nëse ka informacion se Jorgen Xoxi ka ushtruar dhunë edhe ndaj Ledjonës, ajo u shpreh:Këtë gjë unë nuk dua ta mbaj si përgjegjësi, duke qenë së Ledjona e ka treguar edhe vetë, ne duhet të besojmë atë që ajo ka treguar.

Jonida, shoqja e Ledjonës, ka publikuar edhe disa mesazhe që vijnë nga familjarë të bashkëjetueses së Jorgenit, ish-bashkëshorti i Ledjonës.Vajza e bashkëjetueses së tij ka komunikuar me mikeshën e Ledjonës dhe përgënjeshtron të gjithë komentin e Jorgenit.

Advertisements

Vetë vajza e bashkëjetueses së Jorgenit i ka dërguar këtë mesazh mikeshës së Ledjonës:Jorgen Xoxo ka ushtruar dhunë fizike ndaj gjyshit tim ku e ka goditur tek syri dhe në kokë, brenda në Komisariatin e Policisë së Korçës dhe ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj meje dhe ndaj të afërmve të mi ku ka përdor edhe ofendime nga më të ndryshmet. Gjithashtu ka ngritur dorë edhe ndaj gjyshes dhe ndaj tezes time.

You may also like