Video/ Dy turistët zviceranë u bllokuan në malin e Korabit, nis operacioni i shpëtimit

by editor

Nis operacioni për shpëtimin e dy turistëve zviceranë, të cilët kaluan natën në mes të borës në malin e Korabit pasi i zuri një ortek. Ministria e Mbrojtjes zbulon se në ndihmë të tyre janë nisur 7 forca policie të rendit, 2 forca të policisë kufitare dhe disa banorë të zonave përreth. Bëhet me dije se për shpëtimin e tyre po asiston një helikopter, i cili do të ndihmojë në nxjerrjen shëndoshë e mirë të dy turistëve.

Advertisements

“Menjëherë pas marrjes së njoftimit, për kërkimin e dy turistëve zviceranë, të bllokuar pranë malit të Korabit, u nisën 7 forca të policisë së rendit, 2 forca të policisë kufitare dhe disa banorë të zonës së njësisë administrative Kala e Dodës.

Advertisements

Dy turistët u gjetën në orët e para të mëngjesit të sotëm. Stukturat Kombëtare të Mbrojtjes Civile, në bashkëpunim edhe me Policinë e Shtetit janë angazhuar në orët e para të mëngjesit për të vlerësuar mënyrën e ndërhyrjes, për shkak të terrenit të vështirë. Në këto momente po fillon operacioni i shpëtimit, me tërheqje nga lartësia, në bashkëpunim edhe me KFOR.”, njofton Ministria e Mbrojtjes.

You may also like