“Vajza e njohu kur gjyshja e saj u shtrua në spital”/ Hoxha zbulon detaje: Dervish Hasi ka kryer p*rnografi

by editor

“Vajza dyshohet se është filmuar nga mjeku dhe i është nënshtruar pornografisë”

Advertisements

16-vjeçarja që prej dy vitesh kishte një raport intim me mjekun Dervish Hasi, u njoh me të nëpërmjet gjyshes.

Në një intervistë për emisionin “Breaking” në Top News, gazetarja Anila Hoxha tregoi detaje nga hetimet për 42-vjeçarin që akuzohet nga për trafikimin e të miturve dhe pornografi. Sipas gazetares, e mitura nisi kontaktet me mjekun kur gjyshja e saj po kurohej në spital.

Advertisements

“16-vjeçarja kishte në spital nga gjyshja. Vajza ka qenë personi i kontaktit gjatë trajtimit të gjyshes, kur ishte 14 vjeçe. Prindërit thonë se vajza nisi të ndryshonte sjellje, të largohej nga banesa dhe të indoktrinohej nga mjeku”.

Nga celulari i të miturës, janë gjetur prova se Hasi ka kryer pornografi, u shpreh Anila Hoxha.

“Prokuroria e Tiranës, pasi ka dëgjuar faktet, e ka dërguar mjekun e dyshuar arrest me burg. Avokati dhe vetë mjeku kanë deklaruar pafajshmëri. Kanë qenë prindërit e minores që kanë vënë re ndryshimet te vajza. Mjeku kundërshtuar të japë celularin. Telefoni është dërguar për kqyrje të menjëhershme. Deri më tani është kqyrur celulari i 16-vjeçares, ku nisin dyshimet për pornografi, pasi mjeku i ka shpërndarë videot intime. Vepra penale është rikualifikuar për pornografi. Vajza dyshohet se është filmuar nga mjeku dhe i është nënshtruar pornografisë”.

Advertisements

Ndërkohë, janë kërkuar edhe dëshmitë e bashkëjetueseve të tjera, të cilat deri më tani refuzojnë të flasin.

You may also like