Plagosja në Krujë, policia zbardh ngjarjen: U qëllua me armë nga një 52-vjeçar

by editor

Policia ka zbardhur ngjarjen e ndodhur në Krujë, ku mbeti i plagosur Agron Asllani, ndërsa autori i dyshuar është shtetasi Imer Kameri.

Advertisements

Policia bën me dije se rreth orës 13:00, në fshatin Bru Zallë, Krujë, shtetasi I. K., 52 vjeç, dyshohet se ka plagosur me armë zjarri, shtetasin Agron Asllanin, 42 vjeç, i cili si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

Shërbimet e Policisë po vijojnë krehjen e zonës për kapjen e autorit të dyshuar. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes

Advertisements

You may also like