“Do të vrasim, do të lëmë sakat”/ Ish-bashkëshorti i Ledjonës merr kërcënime me jetë pas deklaratës

by editor

“Do të vrasim, do të lëmë sakat”/ Ish-bashkëshorti i Ledjonës merr kërcënime me jetë pas deklaratës
Ish bashkëshorti i Ledjona Xhelajdinit, banores së Big Brother Vip 3, Jorgen Xoxi, ka deklaruar se ka marrë mesazhe kërcënuese nga më të të ndryshmet në telefonin e tij.

Advertisements

Xoxi shprehet se këto mesazhe i ka marrë pas deklaratës së tij të fundit ku fliste për Ledjonën dhe marrëdhënien e tij me vajzën.

“Po, kam marrë kërcënime të ndryshme, i kam të gjitha në telefon, nga njerëz të panjohur. Mesazhe nga më të ndryshmet, do vijmë të të vrasim, do të lemë sakat. Unë nuk jam këtu për t’i prishur punë Ledjonës, ajo ishallah e fiton Big Brother”, tha Xoxi.

Advertisements

Ndër të tjera Xoxi ka deklaruar se e ka dërguar vajzën në Korçë ku viziton vetyëm gjyshërit pasi me të nuk ka komunikim pas nisjes së raportit të tij me një person tjetër.

Po ashtu ka treguar se i ka kërkuar falje vajzës së tij pasi ajo e ka telefonuar pas deklaratës dhe i ka kërkuar arsyen pse e kishte shkruar një koment të tillë për nënë e saj.

Më tej ai ka sqaruar se janë ndarë me mirëkuptim dhe se kurrë nuk ka ushtruar dhunë ndaj Ledjonës.

You may also like