Një shpërndarës droge shqiptar është dënuar me burg pasi u kap me kokainë teksa drejtonte një automjet pa leje drejtimi.
Advertisements
Asllan Hasbajrami ishte duke drejtuar një automjet pa patentë apo sigurim në Preston Road, Brighton, kur automjeti i tij ra në vëmendjen e policëve patrullues.
Advertisements
Kur u ndaluan, policët vunë re se 21-vjeçari u bë nervoz.
Ai u dha një emër të rremë oficerëve dhe nxori dokumente false identifikimi.
Policia gjeti para “cash”, dy telefona dhe 16 doza me kokainë brenda automjetit.
Hasbajrami u akuzua për shpërndarje droge të klasit A, drejtimin e automjetit pa patentë, drejtimin pa sigurim të vlefshëm dhe pengimin ose rezistencën ndaj arrestimit.
Në Gjykatën Leëes më 12 janar, ai pranoi akuzat dhe u dënua me 18 muaj burg.
Hasbajrami do të përballet me deportimin në Shqipëri pas dënimit të tij me burg.