A do ta zëvendësojë Berishën në krye të PD-së? Argita Malltezi tregon ofertën që mori në vitin 2017

by editor

Argita Malltezi, vajza e ish-kryeministrit Sali Berisha, zbuloi sonte se në vitin 2017, ka marrë një ofertë për të qenë në krye të Partisë Demokratike.

Sipas saj, e ka refuzuar diçka të tillë, pasi shprehet se PD nuk mund të jetë një parti, ku trashëgohet posti i kryetarit.

Advertisements

“Më 2017, kam pasur kërkesë për të qenë në krye të Partisë Demokratike. Por, nuk kam dashur që të përflitem, që unë si vajza e Berishës, e trashëgova postin e kryetares së PD-së. Partia Demokratike do të fitohet me garë. Posti i kryetarit nuk do të trashëgohet, kjo nuk do të ndodhë”, tha Argita Malltezi në Syri Tv.

“Kurrë nuk e kam dashur që PD kjo forcë kaq e madhe të përfaqësohet me institucione të trashëguara. Dhe nuk e pranoj as sot dhe nuk do ta merrja as sot një gjë të tillë. Nëse do të ishte ndonjëherë kjo, unë do ti bija qark Shqipërisë për ta arritur dhe për të bindur njerëzit dhe nëse nuk do ti bindja njerëzit nuk do ta bëja një gjë të tillë.

Advertisements

Kam thënë që nuk ka asnjë lloj kompleksi për ta thënë dhe për ta bërë këtë gjë. Mendoj se PD ka kapacitete në strukturat e saj që i përmbushin të gjitha kriteret për ta bërë atë, unë jam e gatshme për të mbështetur këdo por absolutisht do bëj çdo gjë me aq sa mundem që gjërat të shkojnë në vendin e duhur”, theksoi më tej Malltezi.

You may also like