Sali Berisha mbajti mitingun e radhes nga arresti i shtepise, pak ore pasi diten e sotme deshmoi ne SPAK per here te pare per aferen e kompleksit Partizani.
Advertisements
Ai tha se kryeministri Edi Rama nuk i ka lejuar ta pyesin asnjehere.
Advertisements
Berisha: Shkova sot në Skapin e partisë sepse Edi Rama nuk i lejonte grupin e organizuar kriminal të më pyeste, sepse kishin frikë e tmerr nga përgjigjet e mia
Mirëmbrëma dhe përshëndetje të përzemërta.
Misionarë të guximit, misionarë të shpresës, misionarë të fitores.
Të dashur miq!
Sot unë shkova për tu marrë në pyetje për herë të parë pas mbi 3 vitesh hetim fals, nga grupi i organizuar në kriminal të partisë, Dumani, Kraja, Millonaj dhe kompani.
Për kureshtjen tuaj kur më pyetën ku banon, ju përgjigja; Rruga e Shpresës.
U dridhën nga frika. U tmerruan nga frika.
Miqtë e mi!
Unë shkova dhe shkova në përputhje me një parim që unë e besoj plotësisht, për të cilin dhe kam luftuar. Në vitin 2012 kemi hequr në parlament mbrojtjen për marrjen në pyetje të deputetëve.