EMRI/U aksidentua nga një 22-vjeçar në Tiranë, kjo është e reja që humbi jetën në spital

by editor

Një 22-vjeçar ka përfunduar në prangat e policisë së Tiranës, pas një aksidenti të ndodhur rreth një javë më parë.

Policia e kryeqytetit sqaroi se ngjarja ndodhi në orët e vona të mbrëmjes së 14 janarit, kur këmbësorja Merita Ferracaku po kalonte në vijat e bardha kur është përplasur nga automjeti tip Skoda.

Advertisements

Prej asaj nate, gruaja e aksidentuar ka përfunduar në spital por fatkeqësisht ka ndërruar jetë.

Policia njofton se ‘në lidhje me një lajm të publikuar në portale, i cili bën fjalë për një aksident të ndodhur në lagjen “Ali Demi”, ju informojmë se: Më datë 15.01.2024, në orën 01:30, është bërë arrestimi i shtetasit R. A., 22 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe materialet i kanë kaluar për veprime të mëtejshme procedurale, Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.

Advertisements

Ky shtetas, më datë 14.01.2024, rreth orës 23:00, në lagjen “Ali Demi”, në afërsi të shkollës “Kushtrimi i Lirisë”, (në drejtim të Shkozës), në vendkalimin e këmbësorëve, ka aksidentuar shtetasen Merita Ferracaku, 36 vjeçe, banuese në Tiranë, e cila si pasojë e aksidentit është dëmtuar dhe është dërguar në spital për ndihmë mjekësore.

Gjatë kontrollit të dokumentacionit të automjetit tip “Skoda”, që drejtonte shtetasi R. A., nuk janë konstatuar mangësi, si dhe pas kryerjes së testit të alkoolit ka rezultuar se drejtuesi i automjetit, nuk kishte konsumuar alkool.

Advertisements

Mbrëmjen e sotme, si pasojë e dëmtimeve të marra nga aksidenti, shtetasja Merita Ferracaku, ka ndërruar jetë.

Policia po vazhdon kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale’.

You may also like