Faza e 1/8: Kupa e Shqipërisë një ‘mini-Superligë’, tetë ekipet e kualifikuara! Ndarja e skuadrave në vazot e çerekfinaleve

by editor

Faza e 1/8: Kupa e Shqipërisë një ‘mini-Superligë’, tetë ekipet e kualifikuara! Ndarja e skuadrave në vazot e çerekfinaleve
Kupa e Shqipërisë zhvilloi këtë të mërkurë tetë ndeshjet e fazës së 1/8 dhe mësoi ndarjen e vazove për në çerekfinale.

Kupa e Shqipërisë zhvilloi këtë të mërkurë tetë ndeshjet e fazës së 1/8 dhe mësoi ndarjen e vazove për në çerekfinale. Të gjitha duelet u mbyllën me kohën e rregullt, teksa nuk pati surpriza dhe skuadrat e Superligës kaluan më tej. Në sy ra humbja e Dinamos, që u eliminua nga Laçi. Për fazën e radhës së Kupës do kemi një “mini-Superligë”, teksa të gjitha skuadrat janë nga elita e vendit.

Advertisements

Partizani mposhti 3-1 Apoloninë me përmbysje. Gjithçka u vendos në pjesën e dytë. Ishte Harizaj që shënoi për miqtë nga penalltia në të 55 minutë, teksa më pas Skuka, Hadroj dhe Mensah shënuan tre herë për “Demat”.

Në “Selman Stërmasi”, Tirana fitoi 3-0 kundër Korabi. Lulaj në të 28 minutë, Latifi dhe Hoxhallari shënuan për bardheblutë. Kukësi iu fal Atdhe Rashitit në minutën e fundit për të kaluar 1-0 AF Elbasanin. Laçi fitoi 1-0 me Dinamon për të kaluar në çerekfinale falë autogolit të Jankut. Erzeni mundi 2-1 Bylisin, ndërkohë që Egnatia fitoi 2-0 me Lushnjën. Në 17:00 një biletë për në fazën çerekfinale e morën Teuta dhe Vllaznia. Kujtojmë se kjo fazë u luajt me ndeshje teke dhe për rivalët e çerekfinaleve do ketë short të lirë në një datë që ende nuk është vendosur.

Advertisements

Pas rezultateve, skuadrat mësuan edhe ndarjet për shortin e fazës çerekfinale, ku nuk do ketë një derbi mes Tiranës dhe Partizanit, pasi dy skuadrat janë në një vazo. Skuadrat e shortuara në vazon 1 do përballen me ato të vazos 2 dhe ndeshjet do jenë me sistemin vajtje-ardhje. Sfidat e para të çerekfinaleve do të zhvillohen në fushën e ekipeve të pozicionuara në vazon e dytë.

Ndarja e vazove në çerekfinale:

Advertisements

Vazo 1: Partizani, Tirana, Egnatia, Vllaznia

Vazo 2: Laçi, Teuta, Kukësi, Erzeni

Kupa e Shqipërisë, faza e 1/8:

13:00

Egnatia 2-0 Lushnja (Fernando 45+3′, Gjata 83′)

Erzeni 2-1 Bylis (Kahrimanovic 23′ (p), Mihana 28′)

Tirana 3-0 Korabi (Lulaj 28′, Latifi 39′, Hoxhallari 47′)

Kukësi 1-0 AF Elbasani (Rashiti 90′)

Laçi 1-0 Dinamo (Janku 53′ (og))

Partizani 3-1 Apolonia (Skuka 57′, Hadroj 65′, Mensah 87′ / Harizaj 55′)

17:00

Teuta 2-0 Skënderbeu (Daci 49′, Arifi 56′)

Vllaznia 4-0 Flamurtari (Balaj 28′ (p), Mala 30′, Alivoda 41′, Boshnjaku 73′)

Skuadrat që do garojnë në çerekfinalet e Kupës së Shqipërisë:

Egnatia, Erzeni, Tirana, Kukësi, Laçi, Partizani, Teuta dhe Vllaznia

You may also like