Mund t’ju vjedhin llogarinë bankare, Karamuço: Kujdes nga mesazhet që ju vijnë në celular

by editor

Kini kujdes nga mesazhet nga numra të paidentifikuar që ju vijnë në celularin tuaj dhe ju ftojnë të klikoni në linkun që dërgojnë.

Advertisements

I ftuar këtë të mërkurë në “Top Talk”, eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, shpjegoi se mesazhe të tilla janë “grepi” që përdorin hakerat për të marrë të dhënat tuaja. Në këtë mënyrë, mund t’ju vjedhin edhe llogarinë tuaj bankare.

Advertisements

“Janë mesazhe që vijnë, që dikush t’i klikosh dhe më pas ato të infektojnë të gjithë celularin, të dhënat. Sepse shumica e njerëzve bëjnë edhe blerje dhe me kartë dhe të dhënat i kanë në celular.

Ata mund të arrijnë të bëjnë blerje në emrin tënd dhe kjo është shumë e rëndë pastaj, sepse i bie të të vjedhin në kohë reale gjithçka që ti posedon”, tha Karamuço.

You may also like