Klodiana Lala zbulon detaje: Dervish Hasi rrit vajzën e Gjin Nikës, “i forti i Bulqizës” që u ekzekutua me 30 plumba! Ishte i hetuar për…

by editor

Gazetarja Klodiana Lala ka zbuluar detaje të reja lidhur me mjekun kardiokirurg Dervish Hasi, i arrestuar nga policia për shfrytëzimin e një të miture dhe për pornografi.

Lala thotë se në një prej shtëpive të Hasit, jetonte e veja dhe vajza e Gjin Nikës, i njohur si i forti i Bulqizës, i vrarë në atentat 10 vite më parë.

Lala gjithashtu thotë se Gjin Nika ishte hetuar në atë kohë për rekrutimin e besimtarëve në Siri, por hetimet u mbyllën për shkak se ndërroi jetë. Po sipas gazetares Lala, gruaja e parë e Gjin Nikës ishte motra e Dervish Hasi.

Ajo thotë se këto lidhje duhet të jenë objekt hetimi.

Shkrimi i gazetares Klodiana Lala:

Advertisements

Kardiokirurgu Dervish Hasi dhe lidhja me Gjin Nikën!

Gjin Nika njihej si i “forti” i Bulqizës. Ai u ekzekutua në një atentat mafioz 10 vite më parë në afërsi të Urës së Tapizës në prill 2014.

Advertisements

Nika ishte një nga eksponentët më të rrezikshëm të krimit të organizuar.

I forti i Bulqizës ishte i martuar dhe në mos gaboj baba i një fëmije. Një femijë që sot po e rrit mjeku kardiokirurg i spitalit Shefqet Ndroqi, Dervish Hasi.

Ky i fundit u arrestua pasi dyshohet për trafik të miturash dhe pornografi, për shkak të marrëdhënies së tij me një të mitur. Vajza iu tha hetuesve se u martua nga një hoxhë (aktivitetin e hoxhës duhet ta hetojë prokuroria) me Dervish Hasin në një kohë që ai kishte një martesë me gruan e parë dhe dy gra të tjera.

Gjjin Nika, dyshohej edhe për rekrutim të besimtarëve dhe dërgimit të tyre për xhihad në Siri. Akuzat ndaj tij s’u provuan pasi hetimet u pushuan për shkak të vdekjes.

10 vite më vonë, emri i tij del në skenë. Dervish Hasi rezulton lidhje e tij e vjetër dhe ka në një nga shtëpite e tij të vejën e Gjin Nikës dhe femijën e tij.

A duhet që prokurorja të hetojë në këtë drejtim? A duhet që prokuroria të hetojë përfshirjen e Dervish Hasit me grupet kriminale? A duhet hetuar nëse Hasi është përfshirë në rekrutim grash e vajzash për ti trafikuar?

Mendoj se po!

Po bëj shtesë statusi

Nuk doja të merresha me jetën e Gjin Nikës.

Atëherë gruaja e parë e Nikës ishte motra e Dervish Hasit.

Por Nika kishte dhe dy gra të tjera!

You may also like