Debati i Ilnisës dhe Eglës ka nisur menjëherë pas natës së spektaklit kur të dyja ndodheshin në kuzhinë duke gatuar.
Advertisements
Banorët e Big Brother VIP që kanë nisur këtë rrugëtim jo vetëm që kanë filluar të krijojnë aleancat e para por kanë arritur edhe të kenë ‘territorin’ e tyre dhe të tregojnë se si ata kanë zgjedhur ta luajnë lojën. Pavarësisht se janë javët e para të qëndrimit brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri ka pasur shumë momente të bukura mes tyre por sigurisht nuk kanë munguar as zënkat dhe debatet.
Advertisements
I tillë qenë edhe debati i Ilnisës dhe Eglës menjëherë pas natës së spektaklit ku gjithçka ka nisur në kuzhinë. Shkak janë bërë hatërmbetjet që banoret kishin ndaj njëra-tjetrës nga përplasjet e mëparshme dhe mosdakordësia për të ndihmuar njëra-tjetrën për të gatuar së bashku. Ndërsa Egla ka refuzuar kategorikisht të gatuaj për t’u ushqyer Ilnisa, situata ka degraduar deri në banalitet, me Ilnisën që e ka konsideruar të folurën e aktores si tringëllimë delesh. Kaq ka mjaftuar për ndezjen e debatit dhe nga aty, dy banoret kanë vazhduar kunjat ndaj njëra-tjetrës hidh dhe prit.
Ilnisa: Nuk na ndihmove po vazhdove me tringëllimën e deleve në veshin tonë të majtë.
Egla: Faleminderit për këshillën, por je e pandihmueshme. E vlerësoj shumë,,,
Ilnisa: Mirë ja bën…
Egla: E vlerësoj shumë, aq sa është duke më plasur vlerësimi veshëve.
Ilnisa: Leckën aty e ke në qoftë se lagesh shumë në dyshemetë e tua…
Egla: Faleminderit edhe njëherë për këshillën, ti në fakt duhet të marrësh vesh shumë nga lagiet.
Ilnisa: Unë edhe nga shplarjet marr vesh…
Egla: Lagiet, lagiet, jo larjet.
Ilnisa: Edhe nga lagiet, nga çdo gjë. Shyqyr Zotit kam një barrë me diploma jashtë.
Egla: Pastro veshin, pastro veshin sepse diplomat i kemi të gjithë.
Ilnisa: Është e kotë.
Egla: Bravo, bravo. Mirë që e kuptove.
Erjola: Na duhet edhe një pene sepse kjo vetëm me pene gatuhet.
Ilnisa: Jo, kap atë atje sepse e zëvendëson lideri nesër në mëngjes.
Egla: 9 minuta, si ti masim 9 minuta?!
Ilnisa: Me gishta.
Egla: Do të më japësh edhe gishtat e tu.
Ilnisa: Provo ta bësh me mendje sepse ti ke edhe shumë mend.
Egla: Ehhh… Meqënse e thua ti sepse unë se kam thënë ndonjëherë.
Ilnisa: Po ke mend shumë ndaj…
Egla: Se kam thënë ndonjëherë. Mesa duket ty të duket.
Ilnisa: Po si dihet o Egla, edhe mund të më dukesh.
Egla: Pse të duket sikur kam shumë mend?
Ilnisa: Nga fakti se nuk të kanë mjaftuar për të numëruar…